Ambasadori Hovenier vitizon Shtërpcën, pritet nga kryetari Dalibor Jevtiq

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka vizituar komunën e Shtërpcës ku është pritur nga kryetari Dalibor Jevtiq.

Ai tha se ishte i nderuar ta takojë kryetarin Jevtiq dhe ta shoh punën e ndërmarrësisë kosovare në Sharr, transmeton Gazeta Express.

“Vizitë e mrekullueshme në Shtërpcë sot, një komunitet që reflekton diversitetin multi-etnik të Kosovës. I nderuar ta takoj kryetarin Jevtiq dhe t’i dëgjoj shqetësimet e tij si dhe ta shoh punën e ndërmarrësisë kosovare në rajonin e Sharrit”, ka thënë ai.

Të ngjashme