Ambasadori i BE-së në takim me Veselin: PDK e vetdijshme për rëndësinë e dialogut për rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot kreun e PDK’së, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Szunyog ka thënë se në takimin me Veselin e ka pyetur për qëndrimin e PDK-së lidhur me situatën politike në Kosovë.

Kryetari i PDK’së i ka konfirmuar diplomatit çek rëndësinë e dialogut për të ardhmën evropiane të Kosovës.

“Në takim me Kadri Veselin sot kam pyetur në lidhje me qëndrimin e PDK’së mbi situatën politike në Kosovë. U pajtuam që Bashkimi Evropian është mundësia e vetme e mundshme për Kosovën. U sigurova se PDK kupton plotësisht rëndësinë e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe dialogun për një të ardhme evropiane për Kosovën”, ka thënë Szunyog.

Të ngjashme