Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Beograd: Kujdes me kufijtë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 10:43 | Nga

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, ka thënë se duhet pasur jashtëzakonisht kujdes me ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, për këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha rreziqet dhe pasojat.

“Idetë që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel duhet të jenë reale dhe të arritshme dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe progresit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Keefe, transmeton Gazeta Express, marrë nga ‘Blic’.

Ndërkohë, ideja e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar edhe nga Gjermania dhe Kroacia gjithashtu.

Kundër kësaj ideje ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe disa parti politike në vend.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme