Ambasadori i Kosovës në Kanada dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, shkëlqesisë së saj, Julie Payette.

Krahas ceremonisë protokollare, ambasadori Kryeziu është pritur nga Payette në rezidencën e saj protokollare në Rideau Hall, ku në një takim tête-à-tête kanë diskutuar më gjerësisht mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që mbretërojnë mes Kosovës dhe Kanadasë.

“Isha thellësisht i nderuar të prezantoj edhe zyrtarisht sot letrat kredenciale pranë guvernatores së përgjithshme të Kanadasë, shkëlqesia e saj znj. Julie Payette, me të cilat Qeveria e Kosovës dhe shkëlqesia e tij, presidenti i Republikës së Kosovës më ka emëruar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Kanada. Është nder dhe kënaqësi të shërbesh në këtë vend të mrekullueshëm”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme