Ambasadori i Mauritanisë në Itali, Hamed Sidi Mohamed, dorëzon letrat kredenciale në MPJ

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Mauritanisë të vendosur në Itali, jorezidentë për Kosovën, Hamed Sidi Mohamed, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Pacolli e uroi ambasadorin Hamed Sidi Mohamed për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezidentë i Mauritanisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi miqësor, kryediplomati kosovar, Pacolli, vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.

Madje Pacolli, shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ofruar të gjitha mundësit shtetit të Mauritanisë për të hapur Ambasadën e tyre në Kosovë. Duke paraqitur kredencialet e tij, Hamed Sidi Mohamed u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme