Ambasadori i ri amerikan arrin në Beograd

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ka mbërritur në Beograd ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka bërë të ditur se ka arritur në Beograd ambasadori i ri amerikan, Anthony Godfrey.

Kjo gjë u bë e ditur përmes llogarisë zyrtare të ambasadës amerikane në Serbi në rrjetin social Twitter, transmeton lajmi.net.

Në këtë llogari zyrtare të ambasadës amerikane janë publikuar edhe fotografi nga momenti i arritjes së ambasadorit Godfrey dhe bashkëshortes së tij në Aeroportin “Nikolla Teslla”.

Madje, në këto foto është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve për të marrë mendim se çfarë vende mund t’i vizitojë ambasadori Godfrey në dy ditët e ardhshme. 

Të ngjashme