Ambasadori i ri i ShBA-së: Mezi pres të kthehem në Prishtinë, të punoj për të forcuar marrëdhëniet

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

Ai këtë e ka shkruar në Twiterr, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi për pozitën.

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme