Ambasadori i SHBA-së: Rikonfirmova përkushtimin për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka takuar kryetarin e Listës dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Hovenier tha se në takim ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.

“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur, ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”.

Të ngjashme