Ambasadori i Zvicrës: Ideja e korrigjimit të kufijve nuk qëndron, mund të futeni në telashe

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:51 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar dhe se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në BE.

“Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Lebet.

Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është me rëndësi.

“Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm dhe këtë e dimë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, tha tutje.

Këto komente ambasadori i bëri gjatë tryezës me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ambasadori ka shtuar se Zvicra mirëpret iniciativën e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme