Ambasadori Kosnett e mirëpret Ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey.

Sipas ambasadorit Kossnet thuhet se do të ketë bashkëpunin të ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon.

Ambasadori Kosnett, tregon përmes një postimi në Twitter se është i kënaqur ta presë ambasadorin e ri amerikan në Serbi, pasi që e konsideron edhe si një mik shumë të mirë, transmeton Indeksonline.

“I kënaqur ta pres mikun tim të mirë Anthony Godfrey, ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, përsëri në Ballkan. Mezi presim bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon”, tha ambasadori Kosnett.

Për më tepër para ambasadorit të ri amerikan, shteti serb ka pasur ambasador nga SHBA-ja , ambasadorin Kyle Randolph Scott për një periudhe 4-vjeçare, 2016-2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme