Nënkryetarja Osmani takohet me Ambasadorin Kosnett

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 15:05 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/takohen-grupet-punues-te-vv-se-dhe-ldk-se-falsin-per-ekonomine/

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/423305425039821
Lexo më shumë:

Të ngjashme