Ambasadori Kosnett viziton KQZ-në

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë ambsadori amerikan, Philip S. Kosnett, i cili u prit në takim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së.

Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje Kosnett për këtë vizitë, të cilën e vlerësoi lartë në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Ambasadori Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Kosnett, në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demorkatike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.

Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrhahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.

Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme