Ambasadori Minxhozi lavdëron Veselin

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 15:05 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Duke e përgëzuar kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit gjatë mandatit të kaluar, ambasadori Minxhozi e uroi kreun e Kuvendit të Kosovës për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, në interes reciprok dhe në funksion të rrugëtimit sa më të shpejt euro-atlantik të të dyja vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet respektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme