Ambasadori norvegjez i shkon në takim zv.kryeministres Redxhepi, flasin për investime në zonat e komuniteteve

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi, është takuar me Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, me këtë rast ka theksuar që ka nderin dhe kënaqësinë të takohet me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Norvegjez, Jens Erik Grondahl, me të cilin kanë biseduar rreth shumë temave aktuale në Kosovë.

Biseda është zhvilluar në lidhje me tema të rëndësishme shtetërore, siç janë programi i vaksinimit kundër Covid-19, pastaj zhvillimi ekonomik i Kosovës, duke u dakorduar veçanërisht që duhet më shumë investuar në zonat në të cilat jetojnë banorët e komuniteteve pakicë. Tema e radhës ka qenë çështja e Zyrës për komunitete pranë Zyrës së Kryeministrit, dhe gjithashtu është biseduar rreth planit qeveritar afatshkurtër dhe afatmesëm, si dhe për çështjet e karakterit social dhe për politikat e Qeverisë në këtë fushë. Edhe një prej prioriteteve të vazhdueshme i cili është shqyrtuar gjatë bisedës me Ambasadorin është rëndësia e monitorimit të Ligjit për gjuhët në nivel lokal, por edhe shtimi i numrit të të punësuarve nga radhët e pjesëtarëve të pakicave në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në fund, është dakorduar bashkëpunimi i mëtejmë i ndërsjellë me Ambasadën e Norvegjisë në Prishtinë, nga i cili edhe në të ardhmen më së shumti do të përfitojnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme