Ambasadori norvegjez: Mosarritja e marrëveshjes me Serbinë është humbje për Kosovën

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 11:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka një çmim. Sipas tij, kompromisi është vështirë, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori norvegjez ka paralajmëruar se edhe mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, për Kosovën do të ketë pasoja, duke i pamundësuar të jetë pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare.

“Konkludimi sa i përket dialogut është shumë më rëndësi dhe i jep formën shtetit tuaj. Shumë e shohin 2019 si zgjidhje e mundshme. Instituti RIEDA ka bërë hulumtim duke intervistuar qytetarët dhe hulumtimi është pjesë e RIEDA-s. Nga hulumtimi shumica e qytetarëve e përkrahin dialogun dhe porosia është që njerëzit dëshirojnë ndryshime. Partitë politike janë dakorduar që të jetë njohja e dyanshme po për momentin nuk ka konsensus. Një gjë duhet të di se secili opsion ka një çmim edhe arritja është një kompromis i vështirë dhe mos arritja e marrëveshjes është një humbje e mundësisë që të bëhet kyçja e Kosovës në projektet ndërkombëtare. Kosova duhet të bëjë shumë sa i përket përmirësimit në shëndetësi, arsim, etj”, tha Strand Sjaastad.

Këto komente, diplomati norvegjez i bëri në konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Këtë debat, Labinot Greiçeivci nga RIDEA, e pa si një shembull për burrat, pasi që gratë do të japin vlerësimet e tyre për procesin e dialogut.

“Veçanta e këtij eventi sot do të flasin gratë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Padyshim unë nuk do të marr shumë kohë po shpresojë që panelistet e nderuara do të na manifestojnë një debat që do të jetë debat shembull për burrat e politikës e që te ardhmen mundë te shërbej edhe si model”, tha Graiçevci.

Për deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme ndarja me gra apo burra në procesin e dialogut me Serbinë.

Ajo shton se dialogu ka dalë nga binarët, ndërsa sa i përket përfaqësimit, Osmani tha se secila parti ka gra më të afta se sa burrat që janë aktualisht në dialog.

“Janë 12 vite që ky është fokus im kryesor duke  e ditur si ka filluar ky dialogë  them se dialogu ka dal komplet nga rruga komplet nga binaret. Në kundërshtim me qëllimin qe kanë filluar. Pas fitores në gjykatën e drejtësisë ku thuhej vetëm problemet teknike me Serbinë qëllimi themelor thuhej do të jetë zgjidhja e probleme praktike e qytetarëve natyrisht se ka pas marrëveshje se kanë pas impakt pozitiv për krejt këtë prove 6-7 vjeçare që shumë nga marrëveshjet s’kanë qenë. Askush nga Serbia s’ju thotë ndaleni korrupsionin. Unë nuk jam ithtar i formave të ndara vetëm të grave apo të burrave që shkojnë në Bruksel apo diku tjetër, unë jam ithtar të mblidhemi ne një tavolinë. Jam e bindur se secila parti që ka në dialogë ka gra më të afta se sa burrat që kanë dërguar në dialogë”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, thotë se Serbia ka pasur një fushatë të egër ndaj Kosovës, por sipas saj, konsensusi politik në vend po mungon.

Deliu pohon se pa një lëvizje të Serbisë për shkak të taksës, nuk pritet ndonjë momentum i ri.

“Dialogu Kosovë-Serbi është interes i shtetit të tregojë gatishmëri ta përfundojë sa më herët. Ndonëse është kërkuar shumë herë që Serbia të tregojë gatishmëri që marrëveshjet të ne nuk kemi pagatishmëri. Institucionet e vendit është duke kaluar në një fazë aspak të lehte. Serbia ka vazhduar fushatën e saj agresive për mos njohje dhe futjen e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL. Thirrja për konsensus është kërkuar përherë na z.Veseli. Partitë politike duhet të kenë me shumë vullnet që të mos abstenojnë. Taksa ka krijuar efektin e vet, jemi në momentum te ri po pa lëvizje të Serbisë vështirë se di të këtë një momentum të ri”, u shpreh Deliu.

Fajin për dialogun, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ia lë presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Sipas saj, kreu i shtetit i ka sjellë dëme Kosovës.

Sa i përket përfaqësimit të grave në dialog, Haxhiu kritikoi edhe ish ministren Edita Tahiri. Sipas Haxhiut, Thaçi dhe Tahiri kanë arritur marrëveshje për të cilat vendi nuk qëndron mirë.

“Duke e parë që presidenti i ka sjellë shumë dëme Kosovës. Nuk duhet të falet e lërë ma ta kryesojë dialogun. Ajo që duhet të ndodhte është bashkim forcës karshi Serbisë. Dhe kjo ndodhë nëse kërkesat e opozitës dëgjojë edhe mendime tjera por kjo nuk po ndodhë. Vendimi i kryeministrit ka qenë vendim ad-hoc por. Ka qenë vendim që do ta bënte secili vend sovran. Sa i përket përfaqësimit të grave për këto ndarje gjinore është përfaqësuar disa herë edhe nga gratë unë nuk mendoj se Tahiri ka qenë përfaqësuese e mirë dhe për këtë shkak nuk qëndrojmë mirë në këtij marrëveshje sepse janë nënshkruar nga Thaçi dhe Tahiri. Duke i parë skandalet që po ndodhin në këtë qeveri është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendi te shkojë në zgjedhje”, tha Haxhiu, raporton EO.

Problemin e konsensusit politik e ngriti edhe deputetja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti. Ajo tha se nuk duhet të ketë marrëveshje pa njohje.

“Fatkeqësisht, aktualisht e dimë të gjithë që s’kemi konsensus dhe ky problem merr dimension tjetër më të rëndë sepse për herë te parë kemi edhe faktorin ndërkombëtar sepse është hera e parë për ta që s’kanë konsensus. Unë jam e lumtur që kemi qeveri te pakicës dhe jo te shumicës. Duhet të ketë marrëveshje për njohje po s’duhet të këtë marrëveshje pa njohje. Dialogu është tejzgjatur dhe në mas e konsiderueshme e tij ka dështuar”, u shpreh Dërguti.

Të ngjashme