Ambasadori O’Conell: I lejuat kriminelët të garojnë në zgjedhje

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:34 | Nga

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conenell është shprehur mjaft ashpër ndaj vendimit të Supremes për rikthim në garë të kandidatëve që u de-certifikuan nga KQZ-ja.

Madje, diplomati anglez i ka quajtur ‘kriminelë’ të gjithë këta kandidat të cilët ishin në procese gjyqësore.

“KQZ ka marrë vendim të mirë për de-certifikimin në fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhënë të drejtën krimineleve me kandidu. Ka qenë pak befasuese sepse ligji ka qenë i qartë që nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet të kandidojë për zgjedhje”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me qytetarë.

Më tej, O’Connel thotë se qytetarët e kanë fjalën e fundit, ata mund të zgjedhin, ata mund të vendosin. “Nëse dëshirojnë të pastrojnë jetën publike të Kosovës prej kriminelëve, ata duhet të mos votojnë për kriminelët”, thotë ai.

Në fund, diplomati nga Britania thekson se në vendin e tij do të ishte skandal i madh nëse një parti përfshin një kriminel në listën zgjedhore. “Nëse kjo parti vazhdon po ashtu të mbajë atë në listën e kandidateve, nuk është vetëm ai kandidat që do të ndëshkohet por krejt partia do të vuante nga ky vendim”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme