Përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë.
Ambasadori Orlando u bën thirrje përsëri të gjithë politikanëve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata janë shembull për popullin. Është koha për të qenë përgjegjës!