Ambasadori i ri i Gjermanisë nis punën në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 18:35 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Thaçi ka uruar ambasadorin gjerman për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti ka ritheksuar se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të rajonit.

“Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së dielës do të forcojë Bashkimin Evropian si dhe do të rrisë vëmendjen e BE-së për Kosovën dhe rajonin”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me ambasadorin e ri për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme