Ambasadori zviceran: Kosova vend i përshtatshëm për korrupsion, s’pati mbështetje për gjyqësorin

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambienti i përshtatshëm në Kosovë për korrupsion si dhe mungesa e autoriteteve në përkrahjen efektive të gjyqtarëve, Policisë dhe Prokurorisë janë dy nga arsyet pse në Kosovë nuk ka ulje të korrupsionit.

Kështu tha ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean HubertLebet, në prezantimin e raportit të tipologjisë për pastrimin e parave.

Ai më tej tha se premtimet e shumta të autoriteteve nuk kanë ndikuar në uljen e korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që korrupsioni është një e keqe dhe që korruptuesit dhe të korruptuarit delikuentë duhet dënuar, dhe se korrupsioni dëmton vendimet politike dhe ekonomike, duke dëmtuar kështu sundimin e ligjit dhe në fund dëmton qytetarët”.

“Ne po ashtu e dimë që vite të tëra me deklarata nga autoritetet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë nuk kanë pasur ndikim në uljen e korrupsionit. Unë shoh dy arsye: E para është ambienti i përshtatshëm i korrupsionit, për shembull legjislacioni joadekuat, pagat jo të mjaftueshme në sektorin publik dhe këto na sjellin në atë situatë që mund të sillet ose të mbahen shumë shpejt”.

“Arsyeja e dytë është e lidhur me mbështetjen efektive të prokurorëve gjyqtarëve në mënyrë që të garantohet pavarësia”, shtoi ambasadori i Zvicrës.

Mirëpo Ulrika Richardson, përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë, tha se Kosova është duke bërë progres në luftimin e korrupsionit, mirëpo se duhet të fokusohen që të kenë rezultate konkrete, raporton EO.

“Është e qartë që Kosova po bën progres dhe të gjithë ne po shohim progres të vazhdueshëm për autoritetet është një kërkesë për rezultate konkrete dhe është një rrugë drejt Integrimit Evropian. Agjencioni kundër Korrupsionit të japë më shumë sanksione të vlerësojë rriskun e korrupsionit brenda legjislacionit”.

Dardan Nuhiu, drejtori i Njësisë së Intelegjencës Financiare të Kosovës, tha se shpreson se kjo tipologji do të jetë mbështetje për institucionet që merren me marrjen e masave parandaluese të këtyre dukurive.

Shaip Havolli, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, tha se agjencia që ai drejton  merret me çështje të ndryshme në luftimin e korrupsionit.

Ai shtoi se raporti i përgatitur nga UNDP dhe NjIF do të ndihmojnë në përpjekjet e tyre të përbashkëta në luftimin e korrupsionit.

Ai tha se pastrimi i parave është një dukuri që kalon edhe kufijtë, andaj edhe është i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve.

“Raporti i përgatitur paraqet një vlerë të shtuar në përpjekjet e tona të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.Është me rëndësi që të pamundësohet pastrimi i parave.”

Havolli theksoi edhe bashkëpunimin me ATK-në lidhur me parandalimin e ekonomisë joformale.

Të ngjashme