Ambasadori i Zvicrës: BE nuk do të ndryshojë kushtet për vizat, ju lutem plotësoni ato

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar konferencë për prezantimin e projektit “Fuqizimi i autoritetit qeveritar për migrim”.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha se Bashkimi Evropian (BE) nuk do të ndryshojë kushtet sa i përket liberalizimit të vizave ngase ato janë të qarta.

Ai ka kërkuar nga institucionet që kushtet e mbetura të përmbushen, raporton Ekonomia Online.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Schengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet  të plotësoj kushtet që janë përcaktuar”.

“Ashtu sikurse Mali i Zi nuk dëshiron të ndryshoj demarkimin, ashtu edhe BE nuk tërhiqet nga kushti i saj. Shteti juaj është e mundshme që të bëjë një gjë të tillë. Sa më shpejt që bëhet kjo puna aq më mirë”.

Hubert Lebet tha se ambasada e Zvicrës në Kosovë lëshon në vit 37 mijë vizat, duke lutur institucionet t’i plotësoni kushtet për vizat që mos të maltretohen qytetarët.

“37 mijë viza i lëshojmë në vit. Është dhimbje për njerëzit që vijnë aty dhe kërkojnë vizë dhe ju lutem mundohuni t’i plotësoni kushtet që vizat të hiqen dhe njerëzit të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën e Schengenit”.

Ai foli edhe për temën e konferencës. Sipas tij, edhe shteti që përfaqëson ka qenë i varfër, por kanë arritur që të parandalojnë migrimin duke krijuar mjedisi të mirë për biznese duke luftuar korrupsionin.

“Edhe ne kemi qenë të varfër, nuk kemi ar e as derivate por kemi krijuar punës të mjaftueshëm dhe kemi shmangur emigrimin. Për këtë kemi krijuar mjedis për biznes, luftimin e korrupsionit e kemi arritur këtë edhe ju mund të bëni një gjë të tillë”.

Pati edhe një këshill se si duhet të shfrytëzohen remitencat, raporton EO.

“Remitencat të shfrytëzohet për investim e jo për ndërtimin e banesave që në shumicën e vitit mbesin të mbyllura”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që ndërlidhen me përmbushjen e obligimeve që dalin nga kërkesat për anëtarësim në BE.

Ai më tej shtoi se duhet që qytetarëve të ju bëhet e ditur se migrimi ilegal nuk shpije në zgjidhje.

Sefaj ka premtuar marrëveshje për punësime të të rinjve për periudhë të caktuar ngase  sipas tij, kemi rritje të emigrimit të qytetarëve për në vendet e BE-së.

“Tema e migrimit është fenomen me të cilën duhet të merrmi me seriozitet, duhet të hyjë në kulturën tonë që të respektojmë rregullat e vendit ku shkojmë të marrim kulturën e punës dhe ta sjellim në vendin tonë”.

“Migrimi të jetë lega ngase ato ilegale nuk shpije në zgjidhje. Do të lidhim marrëveshje për punësim me vendet e BE që të shkojmë atje në mënyrë të organizuar dhe të sjellin diçka në Kosovë”.

Të ngjashme