Ambasadorja e Finlandës në selinë e LDK-së: Mesazhi kryesor, ka shpresë

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjemvall, ka zhvilluar takim me parinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo është parë  në selinë qendrore të LDK-së, në Prishtinë.

Stjamvall tha se takimi me zyrtarët e LDK-së, qe i frytshëm.

Diplomatja finlandeze, në një prononcim për Klan Kosovën tha se takimi me zyrtarët e LDK-së, u bë në frymën e shqyrtimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet Kosova ku negociatat me LVV-në kanë ngecur duke pamundësuar formimin e institucioneve.

Përfundimisht ajo tha se porosia kryesore e këtij takimi me strukturat e LDK-së, është se ka shpresë për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në për një koalicion bashkëqeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme