Ambasadorja suedeze lobim te deputetët: Pushimi i lehonisë, edhe baballarëve

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 12:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck- Ahliny, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim ambasadorja Hernmarck-Ahliny, tha se edhe Kosova në Ligjin e Punës duhet të përcakton pushimin e lehonisë edhe për baballarët.

Ajo tregoi praktikat e BE-së, duke thënë se duke shtuar se nëse babai nuk merr pushimin e lehonisë atëherë ai konsiderohet i stigmatizuar në shoqëri.

“Ju e keni një mundësi të jeni prezent në diçka që është shimë e rëndësishme është edhe për meshkujt që e rëndësishme që edhe ata duhet të jenë prindër. Edhe meshkujt edhe femrat duhet të kenë mundësitë e njëjta në këtë aspekt. Nëse ju keni një kompani si një çift, në momentin që gruaja lind atëherë burrit i mbetet nën udhëheqjen e tij kjo kompani. Pse? Sepse nëna duhet të kujdeset për fëmijët, unë mendoj që kjo është një diskriminim”, tha Hernmarck-Ahliny.

Ndërsa deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, tha se ligji i cili përcakton pushimin e lehonisë në Kosovë, është diskriminues për gratë.

“Jemi të interesuar që ti dëgjojmë prindërit për çështjen e lehonisë të bëjmë debate publike dhe ti marrin opinionet se çfarë mendojnë ata për projektligjin e lehonisë. Aktualisht ne e dimë që ligji i punës dhe një dispozitë e tij e përcakton ligjin e lehonisë, sa i përket pushimit të atësisë babai i ka vetëm 2 ditë pushim. Mendoj që pushimi prindëror duhet ti takojë dy prindërve në vecanti duke e parë që ligji që përcakton pushimin e lehonisë është diskriminuese për gratë. Barra do duhej të i vije shtetit dhe të jemi pak më social”, tha Baftiu.

Ndërsa deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, tha se Ligji i punës duhet të ketë konsensus të gjerë sidomos nga punëdhënësi dhe sidomos në sektorin privat.

 Ai shtoi se shteti në skemat sociale duhet të ketë në mbështetje jo vetëm nënën dhe fëmijën por dy prindërit dhe fëmijët.

“Ligji i punës duhet të ketë konsensus të gjerë sidomos nga punëdhënësi dhe sidomos në sektorin privat, ky është një ligj i ndjeshëm pasi ka të bëjë me stimulimin e natalitetit. Konsideroj që shteti në skemat sociale të ketë në mbështetje jo vetëm nënën dhe fëmijën por dy prindërit dhe fëmijët. Shpresoj që në 2 3 vitet e ardhshme ta vëmë në binar këtë ligj”, tha Rugova.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se pushimi i lehonisë nuk duhet të jetë diskriminues për gratë në aspektin e punës.

“Pushimi i lindjes apo lehonisë nuk duhet të jetë diskriminues në aspektin e punës. Kjo duhet të jetë një 6 muaj pagesë për punëdhënësit”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck- Ahliny, po zhvillon një sërë takimesh me institucione të ndryshme për të shtyrë përpara nismën që pushimi i lehonisë t’i takojë edhe baballarëve, në mënyrë që përkujdesja ndaj fëmijës të jetë obligim për të dy prindërit.

Të ngjashme