”Amerika do që dialogu të rifillojë sa më shpejt, kushti i Vuçiqit heqja e taksës”

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi , Richard Grenell, i cili mbërrin në Beograd nesër  për të biseduar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë një rifillim të shpejtë të dialogut pas suksesit në nënshkrimin e një letre me qëllim të krijimit të  linjës direkte mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiq do t’i vendosë atij një kusht për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia, sipas gazetës.

Zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë ku është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa për momentin është duke zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme