Amerika ndihmon Shqipërinë, Kosova nën sanksione

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur qëndrimin e tyre sa i përket ndihmave për Shqipërinë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë në të cilën po gjendet e gjitha bota, me luftimin e Coronavirusit, ndërsa Kosovës ShBA-ja i ka vënë sanksione për shkak të mosheqjes së taksës.

Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim ka joftuar se shteti i saj do t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë dollarë për t’i ndihmuar rreth luftimit të koronavirusit.

“ShBA ka premtuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerët për të luftuar # COVID19. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë si gjithmonë. Jemi me ty Shqipëri”, ka shkruar Ambassadorja në Twiter.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme