Amerika për politikanët kosovarë: Ndalojeni këto veprime të Erdoganit në Kosovë

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar sërish politikanët e Kosovës.


Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka tërhequr vërejtjen për ndikimin turk në Kosovë.

Ai ka thënë se politikanët e Kosovës, duhet të vendosin rregull në vend dhe të projektojnë Kosovën në mënyrë të besueshme për ndërkombëtarët.

“Politikanët e Kosovës duhet ta vendosin shtëpinë e tyre në rregull, sepse vendi duhet të projektohet në një mënyrë të besueshme për bashkësinë ndërkombëtare; është padyshim thelbësore për mënyrën sesi vetë kosovarët e shikojnë qeverinë e tyre “, ka thënë eksperti amerikan.

Ai ka bërë një thirrje për Qeverinë e Kosovës në lidhje me ndikimin turk në vend. Ben-Meir ka thënë se Qeveria duhet ta ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e jo presidenti turk.

“Qeveria e Kosovës duhet të zgjohet për të ndaluar që Erdogani i Turqisë të kontrollojë pjesën më të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës dhe të ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme apo të jashtme të Kosovës”, ka deklaruar Alon Ben-Meir./gazetametro.net

Të ngjashme