Analistët në veri thonë se Vuçiq po blen kohë për Kosovën

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Serbisë të martën kthehen me shumë gjasë do të kthehen duartrokitjet e gjata e frenetike.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si rrallë herë në këto vitet e fundit do raportojë për dialogun me Kosovën që në Serbi e konsiderojnë ende krahinë të tyre autonome, njofton Klan Kosova.

Seanca që po quhet një nga zhvillimet më të mëdha të skenës politike në Beograd, ka në agjendë edhe prezentimin e raportit të bisedimeve në periudhën kohore Maj 2019 kur palën kosovare e kryesonte presidenti Hashim Thaci e deri më 15 qershor 2021 ku po të njejtën palë e prezentoi kryeministri Albin Kurti.

Serbët në Kosovë e shohin me plot mëdyshje raportimin e Vuciqit.

Opinionisti nga Mitrovica, Branislav Krstiq thotë se lideri serb e bënë këtë paraqitje për konsum të brendshmë . Sipas tij Vuciq është pajtuar me pranimin e Kosovës.

Vuçiq, për herë të fundit jo për dialogun por për vetë Kosovën që ai e quan “Nyja e Madhe” kishte folur në parlament më 27 Maj 2019.

”Në një mënyrë me këtë kërkohet alibi më saktësisht strategji dalëse dhe mbështetje për disa gjëra që mendoj se do të vijnë në etapën e radhës të bisedimeve. Raportimi në Kuvend nuk ka qenë praktikë edhe pse dicka e tillë do të duhej të ndodhte”, thotë Miodrag Miliceviq, drejtor i OJQ-së ”Aktiv”.

Të ngjashme