Analisti i VV-së e quan “patericë” subjektin “Guxo”, më vonë i bie pishman

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Sadri Ramabaja, dikur pjesë e Vetëvendosjes, tani mbështetës pa rezervë i Qeverisë Kurti, në cilësinë e “analistit” sot e ka vlerësuar si “patericë” partinë Guxo, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Kjo erdhi pas një debati në mes të analistëve Ilir Mirena dhe Valon Syla.

Përderisa Syla tha që Guxo po kërkon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së ish-ministrit Rifat Latifi, Mirena ka thënë se kjo është normale, duke qenë se kjo parti është shtyllë e qeverisë.

“Po ju takon, se ata janë shtylla e kësaj qeverie, me folë drejt. Pa Listën Guxo, nuk ka qeveri Kurti”, ka pohoi Mirena.

Por, kjo gjë duket së nuk i pëlqej Ramabajës i cili e qujati “patericë” listën Guxo.

“Patericë është ajo more…”, ka ndërhyrë Ramabaja.

Pak minuta më vonë, Ramabaja ka bërë një sqarim, duke mos e quajtur më patericë partinë Guxo, por duke thënë se nuk është as shtyllë e qeverisë.

“E çmoj shumë vendosmërinë e Listës Guxo, por ajo nuk është shtyllë, por është pjesë e koalicionit”, ka thënë ai.

Të ngjashme