Analisti kosovar: UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Analisti i njohur, Faton Abdullahu ka theksuar se UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë të tillë.

“Kështu këta duan që së pari ta krijojnë një boshllëk pa UÇK-n e mandej ta mbushin atë me diçka tjetër, me çfarëdo qoftë, por jo ta lënë ashtu si e mbushi historia”, ka shkruar ai.

Postim i plotë pa ndërhyrje:

‘UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë’

A e keni hetu se çfarë qasje kanë ndërtu disa për UÇK-në kohëve të fundit. Kushdo që flet mirë për UÇK-n ata thonë po mirë e ka, ama ai që flet kështu nuk është i mirë. Pra k’ta nuk e kritikojnë atë që po thua për UÇK-n, por etiketojnë bile edhe shantazhojnë ate që e bën këtë vlerësim pozitiv. Kështu sipas këtyre ai që flet sot mirë për UÇK-n, ja ka bërë ndonjë të keqe ja e mban fshehur ndonjë të keqe, ja është vrasës vetë ja i ka ndihmuar vrasjet, ja është vetë hajn, ja punon për hajna, ja është i punësuar nga krahu i luftës, ja pret të ndodh kjo. Diçka diku ta gjejnë një leqe, ta ngjesin një bisht dhe të sulmojnë. Sepse sipas ‘helmit populist që kanë pi tash sa vite’ s’ka gjasa të jetë ndryshe. S’ka gjasa që sot ti veç po mendojshe që vlerat e luftës po rrezikohen edhe tu paska tek me i mbrojt ato. Ky është fillim i mbrapsht i një të keqe të madhe. Kështu k’ta duan që së pari ta krijojnë një boshllëk pa UÇK-n e mandej ta mbushin atë me diçka tjetër, me çfarëdo qoftë, por jo ta lënë ashtu si e mbushi historia.

Të ngjashme