Analisti politik lavdëron PSD-në për aksionin tek presidenca

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Fitim Salihu ka lavdëruar PSD-në për aksionin e sotëm tek presidenca e vendit ku vendosën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Salihu ka thënë se ky aksion i PSD-së është shumë përmbajtësor.

Kjo për faktin se sipas tij, kjo parti po prodhon politike “përnjemend” dhe se sipas tij ajo është gjeneratore e pashtershme e artikulimit ideo-politik.

Postimi i plotë:

Aksion jo vetem simbolik, por edhe shume permbajtesor. PSD-ja po prodhon politike pernjimend. Gjeneratore e pashterrshme e artikulimit ideo-politik.

Tash kur te gjuhen puthadoret e pushtetit me pyetjet e tyre zvarraniko-servile: Kush ju financon juve? Cili miliarder ja u ka pagu kete aksion super te shtrenjte? Dore e zgjatur e kujt jeni? Ne kuzhinat e kujt jeni gatu? Ku po i merrni keto jakne? Kush po ja u financon maskat anti-Covid? A po bleni a po gatuni?.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme