Anëtarësime të reja në PDK, Veseli mirëpret gratë e të rinjtë

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Qindra të rinj dhe të reja i janë bashkuar sot PDK-së. Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli duke u uruar mirëseardhje anëtarësimeve të reja, ka thënë se bashkë me ta do të ndërtohet një e ardhme më e mirë.

Sipas tij, në qeverisjen e ardhshme të PDK-së, të rinjtë do të kenë një vend të veçantë.

“Partia Demokratike e Kosovës sa vjen e rritet. Dita ditës ka anëtarë të rinj që i bashkohen forumit tonë të grave dhe forumit të rinisë sepse janë të bindur që ne kemi politikat më të mira për këto dy segmente të shoqërisë. Po ashtu e dinë mirë që brenda partisë sonë kanë rol domethënës dhe zëri i tyre mund të dëgjohet. Unë i sigurova që të njëjtën peshë do ta kenë edhe në qeverisjen time të ardhshme. Bashkë me këta anëtarë të rinj ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë” ka shkruar Veseli në Facebook.

Të ngjashme