Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i pamundur

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 08:37 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas pezullimit për të aplikuar për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të të sigurisë pas kërkesës së ShBA-së si shkak i dialogut me Serbinë, vlerësohet se vendi edhe për një kohë nuk do të apikojë në Europol dhe Interpol.

Sipas ekspertëve të cështjeve të sigurisë, fokusi i Kosovës duhet të jetë në luftimin e krimit dhe  korrupsionit brenda vendit.

Njohësi i çështjeve, Arton Demhasaj deklaroi se një pjesë e madhe e krimeve kryhen jashtë pikave kufitare, por që si shkak i bashkëpunimeve bilaterale me disa vende e pengojnë këtë dukuri.

“Kosova ka provuar dhe ka dështuar në antarësimin në organizatat e sigurisë siç është Evropol dhe Interpol. Qeveria i ka nderpre komplet tendencat e saj për të aplikuar në këto organizata për shkak të dialogut”.

“Ka qenë kërkesë e ShBA-së që Kosova me ndal aplikimin në këto organizata. Besoj se edhe për një kohë nuk ka me pasur tendenca që Kosova me aplikua për tu antarësuar në këto organizata”.

“EULEX-i nuk ka ndonjë ndihmesë të madhe me kompetenca ekzekutive përfshirë edhe cështjet e krimeve të luftës, por nuk ka pasur ndonjë efekt të madh”.

Andaj  thotë ai se vendi duhet të fokusohet në luftimin e kriminalitetit.

“Një pjesë e madhe e krimeve kryhen edhe janë organizata ndërkufitare. Kosova e pengon kjo në aspektin e hetimeve të rasteve që mund të nderlidhet me vendet e tjera”.

“Ka bashkëpunime bilaterale me disa vende, por prapë se prapë fokusi i Kosovës në aspektin e krimit dhe korrupsionit duhet të jetë i fokusuar brenda vendit”, ka thënë Demhasaj.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare kërkon përkrahje të shumicë së shteteve.

Sipas Miftarajt, si shkak situatës që gjendet vendi do ta ketë më të vështirë të anëtarësohet, raporton EO.

“Anëtarësimi i organizatave ndërkombëtare të sigurisë është vullnet i institucioneve. Nëse flasim qoftë për Interpol, UNESCO dy pikatë kryesore që ka investuar shumë Qeveria. Këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë strategjik. Anëtarësimi kërkon një shumicë të kualifikuar të shteteveqë janë në këto mekanizma”.

“Kosova në gjendjen në të cilen gjindet dhe më përkrahjen jo të duhur që e ka pasur edhe në të kaluarën do ta ketë më të vështirë të funksionojë”.

“Dy parimet bazë që kërkojnë shtetet janë qeverisje e mirë dhe sundimi i ligjit si dhe kapaciteti që një shtet që anëtarësohet të jetë në gjendje që vlerat që i përbëjnë këtë mekanizma t’i zbatoj në praktikë”.

“Pjesa më e rëndësishme është mbështetja e parezervë e shteteve që e kanë njohur vendin por edhe me vendet që ka bashkëpunim”, u shpreh ai.

Të ngjashme