Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së kalon në Vetëvendosje

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Afrim Fejza është nga larguar nga kjo pozitë për të kaluar kështu në Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook, ku publikoi edhe një fotografi nga takimi i tij me kryeministrin, Albin Kurti.

“Një takim miqësor me ish-kolegun e studimeve, prijësin e proceseve dhe të demonstratave studentore, mikun tim, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilin edhe fizikisht e urova për sukseset e arritura në garën zgjedhore të 14 Shkurtit! Natyrshëm biseda filloi me kujtimet dhe nostalgjitë studentore të viteve të 90-ta, ku për shqiptarët në Kosovë, arsimimi dhe studimet universitare ishin një nga shumë sfidat jetësore të kohës! Me gëzoi edhe fakti se miku tjetër i im, Arianiti (i vëllai i Albinit) bashkë me kolegë tjerë kanë ndërtuar një karrierë briliante prej profesori dhe shkencëtari ndërkombëtar në fushat e Inxhinierisë Elektroteknike dhe Teknologjive Inovative dhe po e përfaqësojnë me nderë vendin tonë në arenat më të avancuara botërore”, u shpreh Fejza.

Ai tregoi se çka u diskutua në takim me Kryeministrin Kurti, përcjell Klankosova.tv.

“Kryeministrin Kurti e njoftova se ne mesin e shumë profileve arsimore edhe në shkollën tonë profesionale është hapur profili arsimor  teknologjik dhe inovativ, Mekatronika, por që për arritjen e sukseseve po sfidohemi me vështirësi dhe  me mungesë të kushteve infrastrukturore! Kurti e urova dhe e përgëzova edhe për kandidatin e tij në garën zgjedhore për udhëheqjen dhe qeverisjen e komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, e të cilit me modesti i premtova votën time një e drejtë qytetare për ndryshime pozitive, dhe obligim i kandidatit pretendent për qeverisjen e tij katërvjeçare”, ka shkruar Fejza.

Tutje, ai përmes këtij shkrimi i kërkoi falje Kadri Veselit për dorëheqje pa prezencen e tij fizike në Kosovë.

Të ngjashme