Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm beson në rikthimin LDK-së pas zgjedhjes së kryetarit të ri

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 08:22 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe kandidati për deputet, Jeton Biqkaj beson se kjo parti pas zgjedhjes së kryetarit e ri do të rikthehet si parti e parë në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai shprehet se LDK-ja ka njerëz brenda saj që mund ta udhëheqin partinë dhe t’i rikthejnë rezultatet e mira.

“LDK-ja do të kthehet në vendin ku e meriton sepse dihet kontributi i saj dhe roli i saj historik në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë prej viteve 89, me presidentin Rugova, pastaj me presidentin Sejdiu, kryeministrin Mustafa, Hoti, do të thotë shumë njerëz i ka dhënë Kosovës, dhe institucioneve dhe besoj që LDK-ja do din të kthehet në të gjitha ato mossuksese t’i kthejë në rezultate”, ka thënë ai, për Ekonomia Online.

Ky anëtarë i LDK-së, s’ka përmendur ndonjë emër për kryetar të partisë, por sipas tij më rendësi është që të zgjedhet një ekip i mirë që ta drejtojë partinë.

“E rëndësishme është që edhe sot edhe këto ditë në fokus është roli i LDK-së dhe gjendja e saj, apo edhe zgjedhjet brenda partisë. Ne e vlerësojmë edhe aktin moral të kryetarit Mustafa që ka ofruar dorëheqje dhe ka dhënë mundësi që të zgjidhet kryetari i ri. Po mendoj që 14 marsi,data e mbajtjes së kuvendit do të zgjidh dhe unë jam ithtar që të zgjedhet ekipa, dhe mendoj që LDK ka mjaftë njerëz dhe të cilët do të dinë të vlerësojnë të metat e partisë, por edhe si të ecim para që LDK të kthehet në vendin ku e meriton”, deklaroi  ai.

Sipas tij, janë disa faktorë që kanë ndikuar që kjo parti të ketë rezultat të ulët në zgjedhjet e 14 shkurit.

“Zgjedhjet e 14-shkurtit kanë treguar që LDK-ja ka marrë një rezultat jo të kënaqshëm, dhe jo një rezultat të pritur dhe mendoj që janë disa faktorë sepse LDK nuk ka ndërtuar asnjëherë kauza të cilat ndoshta opinioni po i pranon më lehtë kauzat politike, marrje përgjegjësive në kohët më të vështira kur ishin të acaruara raportet me SHBA-të e poashtu gjendja e rëndë me pandeminë në kohën kur vendi ishte veçse i mbyllur dhe këto janë disa që ne kemi mundur si LDK ti promovojmë punët e mira sepse unë mendoj dhe besoj që marrëveshja e 4 shtatorit është marrëveshje shumë e rëndësishme që do të zbatohet dhe sigurisht që çdo qeveri që do vjen do ta zbatojë atë marrëveshje, por në opinion ndoshta për shkak të prishjes së koalicionit në një periudhë jo të mirë është një ndër faktorët që kanë ndikuar por kështu ka vendosur qytetari dhe ne verdiktin e tyre e pranojmë”, tha Biqkaj.

Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga kryetari i LDK-së, disa ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo parti është në proces zgjedhor për kryetarin e ri i cili pritet të zgjedhjet më 14 maras.

Deri më tani i vetmi që ka shpallur kandidaturën për ta udhëhequr LDK-në është Anton Quni, ndërsa si emra tjerë janë përmendur edhe nënkryetarët Kujtim Shala e Lutfi Haziri si dhe Lumir Abdixhiku.

Lexo më shumë:

Të ngjashme