Anëtari i kryesisë së VV: S’mund të bashkëpunojmë me dikë që s’është penduar për krimet që ka kryer

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka goditur partnerin potencial për bashkëqeverisje LDK-në, përmes një statusi në Facebook.

Zaimi ka thënë se nuk është  e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën.

“Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”, ka shkruar Zaimi.

Të ngjashme