Anëtari i LDK-së pas humbjes në zgjedhje: Kjo është sfidë që kërkon reflektim

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Faton Bislimi i LDK-së ka reaguar për herë të parë pas humbjes bindjes të partisë së tij në zgjedhjet e djeshme.

Bislimi ka thënë se LDK-ja u dëmtua nga strukja në heshtje, aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’. Bislimi ka thënë se nuk ka heshtur dhe nuk do të heshtë deri në ribrendimin politik të LDK-së.

“Për aktivistët dhe votuesit tonë — falëmnderit nga thellësia e zemrës për qëndresën dhe besimin; dhe ndjesë prej shpirti për rezultatin që nuk e keni merituar!

Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajase po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’!

Unë nuk kam heshtë dhe s’do heshtë! E kam thënë më herët dhe po e përsëris: Ribrendimi politik për LDK-në është rruga; ringritja është qëllimi” shkruan Bislimi në reagim.

Të ngjashme