Anëtari i LDK- së thotë se po i mohohet kandidimi për kryetar të partisë

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Gashi është ankuar që nuk i është zyrtarizuar kandidatura për kryetar të kësaj partie. Ai tha se nuk e din arsyen se pse kandidatura e tij nuk është pranuar ende nga LDK-ja

“Unë kam raporte të mira me anëtarët por besoj që më shumë e kanë lënë për shkak të harresës. Ata i kanë bërë publik sepse janë në Kryesi, në Këshillin e Përgjithshëm, në Kuvend dhe janë më afër. Unë në bazë të statutit dhe kryetarit në dorëheqje Isa Mustafa e di që është publike, sepse sipas statutit çdo person që është anëtar i LDK-së ka të drejtë të kandidojë”, ka deklaruar Gashi.

Më tutje ai tregoi se si ka shkuar edhe në LDK për t’u takuar me udhëheqësit e partisë por se aty nuk e ka gjetur askënd.

Përgjigje ai nuk ka marrë as nga sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi.

“Unë kam qenë dy herë në LDK dhe nuk ka qenë askush. I jam drejtuar edhe Arban Abrashit që kandidaturën time ta shprehni edhe përmes mjeteve elektronike. Për këtë arsye kam reaguar edhe pse kam raporte të mira me gjithë kandidatët që kanë shprehë dëshirën për të qenë kryetar të LDK-së”, ka thënë ai në T7.

Më tutje Gashi ka treguar se si LDK-ja në momentet e fundit e ka hequr edhe nga lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së.

“Unë e di që aty vota vendos dhe unë kam raporte të mira, edhe me z.Quni, edhe me z.Abdixhiku dhe me z.Mustafa. Unë ju kam shkruar dhe ju kam treguar për kandidaturën time. Ma kanë kthyer mesazhin dhe më kanë shprehur urime. Mua më kanë premtuar edhe për deputet në këto zgjedhjet e fundit. Deri në momentin e fundit ka qenë po, pas orës 16:00 më kanë thirr dhe më kanë thënë Skender ka ndodh diçka dhe më kanë kërkuar falje”, ka thënë ai. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme