Anëtari i Vetëvendosjes që u arrestua për falsifikim, në tenderin 1 milion euro

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Vetëvendosjes, Tahir Sopa, është arrestuar ditë më parë për falsifikim në tenderin në vlerë prej 1 milion eurove, shkruan Gazeta Metro.

Tahir Sopa nga Suhareka pronar i kompanisë NTB-ING është arrestuar sepse ka falsifikuar dokumente për të fituar tenderin në vlerë prej 1 milion eurosh, për të rinovuar objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tahir Sopa është mik i deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Salih Zyba. Ata vijnë nga fshati Bukosh i Suharekës.

Afërsia e këtij biznesmeni me këtë subjekt vërehet edhe nga fotot më poshtë. Gruaja e biznesmenit, zonja Lindita Sopa ka qenë Kandidate për Asamble komunale nga radhët e Vetëvendosjes. Ajo u prezantua si prurje nga Salih Zyba dhe Albulena Haxhiu.

Më poshtë keni disa fotografi në aktiviteteve të VV ku shihet edhe zonja Sopa.


Ditë më parë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kishte lëshuar një njoftim ku kishte bërë të ditur për arrestimin e Sopaj.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro. Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror. Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: T.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’ Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhej në njoftim. //gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme