Anëtari i VV-së: Gabim historik që Osmani përfaqësoi në zgjedhje Mustafën, Hazirin dhe Veliun

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka folur rreth deklaratës së bërë sot nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.

Megjithatë Hoxha ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Siç ka shkruar anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes në Shqipëri, LDK’ja ka mashtruar votuesit e saj kur ka nxjerrë Osmanin si kandidate për kryeministre.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme