Anëtarja e PDK-së: Valdete Idrizi ia solli Bajgorës 2.2 milionë euro investime

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë së Degës të PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë që ta votojnë kandidaten për deputete të Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Osmani ka radhitur disa nga arsyet pse Idrizi e meriton edhe një mandat.

Puna në Kuvendin dhe ngritja e disa çështjeve për rajonin e Shalës së Bajgorës, e bën Idrizin të dallohet nga kandidatët e tjerë, sipas bashkëpartiakes Osmani.

“Valdete Idrizi, në legjislaturen e parë e zgjedhur si deputete e Kuvendit të Kosovës arriti të sjellë investim në infrastrukturën rrugore në Shalën e Bajgorës në vlerë 2.2 milionë 💶. Duke qenë deputetja e vetme që arrin votat edhe të partive kundërshtare në miratimin e amendamentit të saj”, ka shkruar ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq, ndihem e lumtur të kem mundësinë së paku të i them dy tri fjalë për një grua të jashtëzakonshme.

Valdete Idrizi, në legjislaturen e parë e zgjedhur si deputete e Kuvendit të Kosovës arriti të sjellë investim në infrastrukturen rrugore në Shalën e Bajgorës në vlerë 2.2 milionë 💶. Duke qenë deputetja e vetme që arrinë votat edhe të partive kundërshtare në miratimin e amandamentit të saj.

Valdetja, nuk pushoi asnjëherë së ngrituri zërin për Mitrovicën duke qenë ajo inicuesja e seanceve të jashtëzakonshme për Veriun, thirrje dhe realizim të debatit parlamentar enkas për nevojat e qytetarëve e të komunitetit në tanësi. Nuk rreshti së adresuari kërkesa për financimin e ndërtimit e shtëpijave për shqiptarët në Veri, si e drejtë themelore e secilit individ për kulm mbi kokë në tokën e tyre.

Valdetja, u përkushtua shumë në mbrojtjën e të drejtave të grave, fuqizimin e viktimave të luftës, inkurajimin e të rejave e të rinjëve dhe punës vullnetare tek shoqatat e Sindromit Down dhe ngritja në piedestal e mirëqenies dhe krijimit të kushteve për gratë e dhunuara gjatë luftës. Kategori këto, që nuk hezitoi të jepte gjithëçka nga vetja për ndihmesën e krijimit të kushteve të barabarta të tyre.

Një vit si deputete, ajo kontriboi edhe në ndërtimin e shtëpive për njerëz në kushte të veshtira, sigurisht që për shumë gjëra të tilla, ajo asnjëherë nuk deshi ti bëj publike, por sot unë do i bëj, sepse dikush me zemër të tillë e ka vendin në përfaqësimin e këtyre problematikave në Kuvendin e Republikes së Kosovës.

Gratë si Valdetja nuk flasin shumë, ato bëjnë shumë!

Me 14 Shkurt, me numrin 21, duke gëzuar meritokracinë nga puna e saj, e kontributit përherë, Valdete Idrizi uroj të këtë mbështetjen e juaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme