Anëtarja e PSD-së: Atë që e bëri Osmani në BBC, e bëri Gërvalla në Këshill të Sigurimit

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Grvalla, për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. Thotë se Gërvalla u dha argumente vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Rrusta e quan Gërvallën, zgjatim të Kurtit.

“Donika Gërvalla, tash Ministre e Punëve të Jashme, është zgjatim i zgjatimit të Kurtit. Atë çka bëri Osmani në BBC, Gërvalla po e përsëritë në Këshillin e sigurimit. Luftën e bredshme e ka shndërruar në spektakël të jashtëm. Puna e kësaj Ministrie është i kundërt me misionin dhe detyrat që ka, në ndërtimin e relacioneve me shtete tjera”, shkroi ajo në Facebook.

“Gërvalla po jep argumente për shtetet që nuk na kanë njohur dhe për ato që e luftojnë shtetësine e Kosovës, që të vazhdojnë njejtë. E këto janë shtete që realiteti socion-ekonomik i Kosovës nuk ua ndërron pozicionin politik, sepse nuk e kanë të lidhur me zhvillimet e brendshme. Pyetja këtu është: me kënd po komunikon Gërvalla?”, shtoi ajo.

Shkrimi i plotë i Rrustës në Facebook:

Donika Gërvalla, tash Ministre e Punëve të Jashme, është zgjatim i zgjatimit të Kurtit. Atë çka bëri Osmani në BBC, Gërvalla po e përsëritë në Këshillin e sigurimit. Luftën e bredshme e ka shndërruar në spektakël të jashtëm. Puna e kësaj Ministrie është i kundërt me misionin dhe detyrat që ka, në ndërtimin e relacioneve me shtete tjera.

Gërvalla po jep argumente për shtetet që nuk na kanë njohur dhe për ato që e luftojnë shtetësine e Kosovës, që të vazhdojnë njejtë. E këto janë shtete që realiteti socion-ekonomik i Kosovës nuk ua ndërron pozicionin politik, sepse nuk e kanë të lidhur me zhvillimet e brendshme.

Pyetja këtu është: me kënd po komunikon Gërvalla?

Të ngjashme