Anëtarja e VV-së i ofendon gratë

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Në grupin në rrjetin social Facebook të krijuar nga kryetari i Komunë së Prishtinës Shpend Ahmeti, një qytetar e ka shtruar një pyetje se a duhet të rifillojnë punën sa më shpejt çerdhet, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai në këtë pyetje po ashtu ka thënë se ka shumë familje që punojnë dhe nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

E ndër komentuesit e shumtë që i është përgjigjur kësaj pyetje, është edhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi. Ajo në komentin e saj ka ofenduar gratë duke thënë se nuk duhet të hapen shkollat, dhe ka quajtur gratë neveritëse pasi që, sipas saj janë dhënë shumë pas jetës sociale dhe karrierës.

“As çerdhet, as shkollat. Deri ne shtator. Njeri prind rrinë me fëmijët. Te hapen ne Shtator, pas vlerësimit te situatës. Veç budalla sivjet rrezikon me ba pushime, le t’i këqyrin fëmijët e vet gratë, se fort janë dhanë mas jetës sociale e karrierës, saqë po bahen edhe neveritëse”, ka shkruar Gashi në koment.

Këtij komenti të Gashit, i janë përgjigjur shumë gra e po ashtu edhe burra duke e kundërshtuar qëndrimin dhe komentin e saj.

Të ngjashme