Ankohen bizneset: Politikanëve nuk iu intereson për ekonominë, bien të hyrat deri në 50%

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 08:56 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kriza ekonomike në vend, e krijuar nga pandemia globale, ka ndikuar që disa biznese të shuhen disa të tjera të kenë kriza të mëdha financiare.

Ani pse, Qeveria u ka ndihmuar bizneseve kohë pas kohe, me ndihma që ata i quajnë tepër simbolike dhe shumë të vonshme.

Pronari i “Elnor”, kompani prodhuese në industrinë e drurit dhe Birra Prishtina, Sheqer Ukaj, ka thënë për Ekonomia Online se bizneseve u duhet kohë e gjatë që të rimëkëmben.

Madje, ai thekson se nëse vazhdon kjo situatë edhe për një kohë të gjatë, pa dëshirën e tij, mund të largohen punëtorë nga puna. 

“Normalisht që nëse vazhdon kjo gjendje kështu, pa vullnetin tonë, ne jemi të detyruar që ti nënshtrohemi kësaj që ta ulin numrin e punëtorëve”.

Si pronar i dy kompanive prodhuese, ai thotë se te industria e drurit rënia e të hyrave ka rënë diku deri në 12% kurse të Birra Prishtina, rënia ka rënë për 50%.

“Rënia ka ndodhur shkak i kufizimeve nga vendimet e ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kufizimit të orarit të lëvizjes së njerëzve ku bash në kohën ku fillon të konsumohet birra, në atë kohë duhet të mbyllen lokalet. Kështu që rënia këtu është evidente. Mund të them, që 40-50%  ka rënie”.

Se sa do mund të ndikojë pakoja për rimëkëmbje të bizneseve, ai thotë se si pako është vonuar shumë

“Kjo pako është bë histori edhe kur të bëhet është shumë e vonshme për bizneset. Politikanët ndjenjën e ekonomisë e kanë shumë të vogël fatkeqësisht”.

Intervista e plotë:

EO: Cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat jeni ballafaquar ju si prodhues i industrisë së drurit?

Ukaj: Nuk janë vështirësi vetëm te Biznesi im, janë vështirësi me të cilat ballafaqohen të gjitha bizneset. Dihet se kjo pandemi ka pas ndikim negativ në prodhim, efekt negativ në eksport, efekt negativ në disponim dhe mbarëvajtje te punëve. Do të thotë krejt botën e ka trazuar dhe bashkë me të edhe neve.

EO: Në këtë kohë që po flasim, sa ka rënie në të hyrat e biznesit tuaj?

Ukaj: Sa i përket rënieve, ka rënie afërsisht relative mund të jetë 10 deri në 12% sepse ne e kemi pasur tregun e eksportit dhe tregun vendor dhe natyra e produkteve që ne e kemi nuk ka pasur fort të bëjë me pandeminë, ne kemi pushuar vetëm muajin e parë kur u shpall pandemia gjendja e mbylljes totale, pastaj kemi vazhduar punën. 

EO: Disa biznese janë detyruar të largojnë punëtorë nga puna për shkak gjendjes e cila është krijuar, a ka ndodhur një gjë e tillë?

Ukaj: Normalisht që nëse vazhdon kjo gjendje kështu, pa vullnetin tonë, ne jemi të detyruar që t’i nënshtrohemi disa restrikcioneve ne prodhim për shkak se natyra e produkteve që ne kemi ka të bëjë me huarekën sidomos me gastronominë dhe gastronomia po shihet që është sektori më i goditur nga pandemia natyrisht që edhe ajo hallkë e segmentit që ne e kemi më furnizim është e goditur.

EO: Ju jeni përfaqësues i dy bizneseve prodhuese, çfarë dallimi kemi në të hyrat te “Elnor” krahas me “Birra Prishtina”? 

Ukaj: Në krahasim te industria e drurit nuk ka pasur rënie të theksuar, krahasuar me industrinë e birrës e cila është e lidhur me huarekën siç e theksova ka rënie, sepse restaurantet po mbyllen në ora 19:00 dhe realisht ne ora 19:00 fillon konsumimi i birrëdashsve dhe në atë kohë po mbyllen, kështu qe në këtë drejtim ka rënie. 

EO: Sa kanë rënë të hyrat te Birra Prishtina 

Ukaj: Te Birra Prishtina, ka rënie te madhe. Duke e ditur se konsumimi birrës apo tregu jonë është rutelli dhe horeka. Në tregun e rotellit nuk kemi pasur rënie ose, në tregun e marketeve të mëdha, ndërsa në tregun e horekas kemi pasur rënie. Rënia ka ndodhur shkak i kufizimeve nga vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kufizimit të orarit të lëvizjes së njerëzve ku bash në kohën ku fillon të konsumohet birra, në atë kohë duhet të mbyllen lokalet. Kështu që rënia këtu është evidente. Mund të them që 40- 50%  ka rënie.

EO: Sa mendoni ju, sa do të shkojë kohë që ju të mund t’i kompensim  këto humbje që kanë ndodhur gjatë këtij viti për shkak te pandemisë?

Ukaj: Duhet kohë shumë e gjatë, nuk mund ta paragjykoj sa, por realisht duhet kohë e gjatë për rimëkëmbjen e të gjitha bizneseve. Ka biznese të hoarekës që gjatë kësaj kohe edhe janë mbyllur krejt.  Të tjera biznese operojnë me rezultat negativ, ka biznese te prodhimit edhe të tregtisë që operojnë me rezultat negativ. Kështu që duhet kohë e gjatë që ta marrin veten. Duke shpresuar në këto masa që po i ndërmerr Qeveria jonë kohë pas kohe edhe kjo ndihmesë të ndikojë sadopak pozitivisht në këtë drejtim.

EO: Ju jeni edhe eksportues jashtë vendit, si qëndroni tash në këtë aspekt?

Ukaj: Në aspektin e eksportit, eksportues jemi në industrinë e drurit, kryesisht eksportojmë edhe birrë në tregun e Shqipërisë. Në tregun e Shqipërisë, me birrë kemi pasur rënie edhe aty sepse deri me 1 Qershor edhe Shqipëria ka qene e mbyllur. Ndërsa pas hapjes, kemi filluar menjëherë me distribuimin e birrës dhe kemi zënë një sasi të mirë të tregut. Ndërsa në industrinë e drurit jemi eksportues në tri vende të Bashkimit Evropian, në Gjermani më Zvicër dhe në Luksemburg. Vetëm Zvicra e ka kontinuitetin e përparmë ndërsa Gjermania dhe Luksemburgu kanë pasur rënie për shkak se prapë produktet tona karriget dhe tavolinat janë të lidhura me horekën, me restauranet dhe kafiterite. Të cilët edhe ne Evropë kanë vështirësi sikur në Kosovë. 

EO: Pakoja për rimëkëmbje ekonomike, çfarë mendoni ju, sa do t’i ndihmojë bizneset dhe a mendoni se ndihmesa e Qeverise ne pakon e parë ndihmë ndaj bizneseve ka qenë e mjaftueshme për ju?

Ukaj: Ajo ka qenë një ndihmesë simbolike e cila ka shkuar direkt te punëtori, jo te ne bizneset. Kjo ndihmë është relativisht e vogël në raport me pagat të cilat i kanë 500-600 euro nuk janë asgjë. Kurse kjo pjesa e dytë e ndihmesës që ishte edhe ajo ishte relativisht e vogël, por sa do pak ishte ndihmesë. Ndihmesat sa do pak janë të mirëseardhura, por kaq janë mundësitë buxhetore te shtetit.  Kjo pako është bë histori edhe kur të bëhet është shumë e vonshme për bizneset. Politikanët ndjenjën e ekonomisë e kanë shumë të vogël fatkeqësisht. 

Të ngjashme