Ankohet Lista Serbe: Zarfet që erdhën nga Serbia ishin të pambrojtura

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Srdan Popovic është ankuar duke thënë se votat e ardhura nga Serbia ishin të pambrojtura.

Popovic tha sot se fletëvotimet nga Serbia ishin të pambrojtura dhe të diskutueshme pasi sipas tij anëtarët e KQZ-së nga kjo parti u larguan nga vendi ku po numërohen ato.

“Sipas informacionit të fundit që kemi, në vendin ku janë fletëvotimet, nuk ka njerëzit tanë që mund të sigurojnë numërimin e duhur’, tha ai për RTS.

Ky reagim erdhi pas kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme