Ankohet qytetarja nga Podujeva pasi nuk mundi të votojë me letërnjoftim të skaduar

Podujevë | 29 Nën 2020 | 16:23 | Nga Fitore Berisha

Një qytetares së Podujevës i është mohuar e drejta e votës për shkak të skadimit të letërnjoftimit, raporton Ekonomia Online.

Besim Selmanaj, banor i Podujevës, ka kërkuar nga KQZ-ja që të anulojë vendimin për moslejim të votës për qytetarët me letërnjoftime të skaduar, pasi bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta shfrytëzoj të drejtën e saj ligjore për votë.

“Shoqes time nuk i është dhënë e drejta për të votuar në këtë vendvotim për shkak se letërnjoftimi i ka skaduar afati. Është kundër ligjore ketë vendim që e ka marrë KQZ-ja sepse po i mohohet e drejta për ushtrimin gruas time për të votuar. Neve na mohohet e drejta për të votuar sot flet sovrani jo politikani ndërsa neve na mohohet e drejta për vendime politike. Kështu ju kisha lut që kqz ta anulojë këtë vendim”, tha Selmanaj për Ekonomia Online.

Ndryshe, edhe anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi kërkoi nga kryetarja Valdete Daka që të lejohen të votojnë qytetarët që u ka skaduar letërnjoftimi që nga 1 janari i vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme