Antenat te familjarët, deputetët kritika ndaj ish-menaxhmentit të PTK-së

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni hetimor për PTK dhe Vala, ka intervistuar ish-menaxherin për planifikim dhe zhvillim në Telekomin e Kosovës, Avni Çmeka. Deputetët kritikuan ish-menaxhmentin e PTK-së dhe Vala-s për vendosjen e antenave tek familjarët e tyre, raporton EkonomiaOnline.

Deputeti i VV, Liburn Aliu, pyeti se a ka lidhje antena e vendosur në oborrin e familjes Çmeka.

Ndërkaq ish-menaxheri u përgjigj se është në emër të vajzës së tij të cilin ai vetë e ka blerë vite më parë.

Deputeti Aliu tha se a kanë ndonjë kriter që përcaktojnë vendosjen e antenave.

“Në bazë të ckahit përcaktoni ku duhet me vendosë antena?”, pyeti Aliu.

Ndërsa Cmeka tha se si kriter ka qenë mbulueshmëria e territorit.

“Përcaktimi ka qenë mbulueshmëria e territorit, më vonë me rritjen e trafikut është planifikua edhe në aspektin e trafikut. Me zhvillimin e valës është kyç edhe marketingu në treg. Psh kërkesat vijnë nga një lokacion apo kompani që ka nevoja për telekomunikacion atëherë vlerësohet në aspektin komercial a ia vlen me dërgua pajisje atje”, tha ai.

Por me këtë konstatim të ish-menaxherit të PTK-së dhe Vala-s, nuk po pajtohet deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

“Shumë prej menaxherëve kanë vendosë antena te ata apo familjarët po del që nuk ka një analizë të strategjisë. A i vendosin punëtorët e Telekomit antenat apo ka kontraktorë? Për zgjedhjen e lokacionit i ka bë AlkaTeli”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu u interesua të dijë se sa ka qenë kostoja e antenave.

“Sa ka qenë kostoja e antenave?”, pyeti Deliu.

“Mujore ka qenë 200 e diçka euro nëpër fshatra në qytet 300 e diçka”, tha Çmeka.

E në pyetjen e deputeti të PSD Visar Ymeri, për rrezikun nga rrezatimin i antenave, Çmeka tha se logjikisht me një antenë nuk mund të mbulohet një territor si Prishtina.

“Nuk mundesh vetëm me një antenë larg me mbulua krejt territorin, psh në Prishtinë.  Logjikisht nuk bëhet. Me një antenë në disa fshatra bën”, tha ai.

Krejt këtë vlerësim deputeti Milaim Zeka p oe quan si paushallë. Pasi që pretendon se menaxhmenti i PTK-së dhe Vala-s i kishte bërë me qëllim, për të përfituar familjarët e tyre.

“Ju po thoni në bazë të perimetrave, ju nuk keni matë por ia keni futë paushall. Duhet me ekzistua grup i ekspertëve brenda Valës dhe Telekomit që i bën këto. Kjo është qasje e gabueshme që institucioni juaj ka bërë sepse antena nuk vihet në kulme të çerdheve por në periferi”, tha Zeka.

Çmeka tha se ekziston raporti sipas të cilit nuk ka rrezik nga rrezatimi.

“Në vitin 2003 është një ekip i profesorëve që kanë bë një studim për disa antena që i kemi pas atë kohë. Është raporti që e përdorim si dëshmi se nuk ka rrezik për rrezatim”, tha ai.

E në përgjigjen e Zekës se vendosja e antenave bë disa zona më shumë mund të jenë e ndikuar politikisht, ai përgjigjet me “ndoshta”.

“Vendbanimet ku janë më të dendura ka më shumë në disa zona ndodhë që ka ndikim (Zeka: politika) ndoshta”.

E Aliu tha se nuk mund ta besojë që rastësisht ato antena janë vendosur tek familjarët e tyre.

“Nuk ma merr mendja që AlkaTeli e ka projektua me i ra saktë familjarëve tuaj, Valon Zhuniqit e të tjerëve. 50-100 metra nuk ma merr mendja.  A Monakoja ua dha me të njohshëm se që është me të njohshëm është e qartë”, tha ai.

Deputetja Blerta Deliu bëri edhe një pyetje për Cmekën,

“Ka shqetësime ë atyre që kanë antena në oborr që nuk u paguhet qiraja?

“Vendosja e antenave nuk është privilegj si mendojnë njerëzit. Ka një pakënaqësi por edhe kohët e fundit nuk kanë marrë pagesa. Janë bë 8-9 muaj dhe ndoshta nuk i marrin pagesat”, tha Çmeka.

Të ngjashme