Anti-Korrupsioni ka hetuar 360 raste, 11 i ka përcjell në Prokurori e Polici

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 11:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka treguar se për një vit kanë hetuar 360 raste që kanë të bëjnë me korrupsionin, raporton Ekonomia Online.

Havolli teksa ka paraqitur Raportin e Punës për vitin 2018 ka sqaruar se rastet e hetuara kanë të bëjmë me keqpërdorimet të pozitës zyrtare dhe deklarim të rremë të pasurisë.

“Gjatë vitit 2018 sa i përket aspektit hetimor agjencia ka hetuar 360 raste, këtë vit janë pranuar 251 raste, 11 raste janë përcjellë në prokurori e polici”.

“Karakteristikat e rasteve të hetuara kanë të bëjmë me keqpërdorimet pozitës zyrtare dhe deklarime të rreme që kanë të bëjnë me deklarimet e pasurisë”.

E personat e përfshirë në hetime dhe kallëzime penale janë deputetë, zv.ministra, këshilltarë ministrash, gjyqtarë e prokurorë, dekan e prodekan.

“Personat e përfshire janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, zv.ministra këshilltarë të ministrave, ambasadorë, dekan dhe prodekan në universitetit publik, gjyqtarë e auditorë. Sa i përket parandalimin të konfliktit në fushën e interesit kanë pasur 119 raste gjithsej”.

Sipas Havollit zhvatja e buxhetit të shtetit po vazhdon ende edhe në këtë drejtim Kosova është më keq se vitin e kaluar, raporton EO.

“Për fat keq ende po vazhdon zhvatja e buxhetit të Kosovë dhe nuk është një gjendje e mirë pasi Kosova është renditur edhe më keq se vitin e kaluar. Deri më tash sa i përket deklarimit të pasurisë ka 4200 zyrtarë afati i fundit për deklarim të pasurisë do jetë të hënën”.

Ndryshe zyrtarët publikë do ta kenë mundësinë që deri të hënën me datën 1 prill të dorëzojnë deklarimet e tyre të pasurisë.

Të ngjashme