Anton Berisha i AAK-së, thirrje Vetëvendosjes për bashkëqeverisje

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 11:02 | Nga

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka thënë se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në qeveri është në të mirën e vendit.

Berisha ka theksuar se ende vazhdon të ketë rezerva ndaj ideologjisë dhe diskursit të VV-së, por në të njëjtën kohë ai ka shprehur publikisht dhe privatisht vlerësimin për kompetencën e tyre profesionale, arsimore dhe për artikulimin e tyre në temat jetike për funksionimin e shtetit.

Postimi i plotë:

“Ashtu siç kam thënë dje, politika duhet t’i përgjigjet kërkesës se qytetareve për të ndërtuar institucionet e vendit.

Është e vërtet se unë kam pasur e vazhdoj te kem rezerva ndaj ideologjisë dhe diskursit te VV-se por në të njëjtën kohë kam shprehur publikisht dhe privatisht vlerësimin për kompetencën e tyre profesionale, arsimore dhe për artikulimin e tyre në temat jetike për funksionimin e shtetit.

Është koha, që besimin që e kanë marr nga qytetaret ta shndërrojnë në benifit për Kosovën. Nëse ata brenda vetes si figurë qendrore kanë Rexhep Selimin, pse ata nuk mund të bashkëpunojnë me Ramush Haradinaj.

Pjesëmarrja e VV në qeveri është në të miren e vendit. Në fakt, qasje e tyre profesionale dhe kompetente do të ndihmonte dikasteret përkatës por në të njëjtën kohe do të ‘detyronte’ edhe koalicionin PAN që emërimet t’i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi. Me rendësi është që shteti i Kosovës të udhëhiqet me vullnet të mire dhe profesionalizëm pavarësisht përkatësisë partiake. Kosova është lodhur nga lojërat politike dhe militantet, është koha për të menduar për shtet. Në fund të fundit ashtu e kam lexuar fjalën e sovranit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme