Anton Quni po viziton çdo lagje të Prizrenit: Lista e nevojave imediate është e gjatë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i i LDK-së për komunën e Prizrenit, Anton Quni, tha se  kjo komunë ka një listë të gjatë të problemeve që duhet të gjejnë zgjidhje të shpejtë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Tash e sa javë, çdo ditë timen po vizitoj fshatra e lagje gjithandej. Po ju dëgjoj, po mësoj e po zotohem para jush se, me secilin problem e hall që ju shqetëson do të merrem. Lista e nevojave imediate është e gjatë. Por, nuk ka problem pa zgjidhje. Duhet vetëm durim e vullnet. Të dyja këto i kam. Kam edhe ekipin e profesionistëve më të mirë, e më kompetent për secilin dikaster.

Do ti rregullojmë çfarë kanë prishur, do të ndërtojmë çfarë nuk kanë ndërtuar. Këta që qeverisen deri tash, ju kanë zhgënjyer shumë. E kam parë dhe vetë gjendjen e keqe në të cilën ju kanë lënë. Dështimin e tyre e kam pasqyruar e dokumentuar me fotografi. Por, më nuk kemi kohë të mirremi me ta. Koha tyre po mbaron,  e jona po fillon. Sot dhe këtu.

Të dashur qytetarë të komunës time,

Premtimin tuaj se do t’më jeni përkrahë për ta bërë ndryshimin e madh, e kam motiv për ta nisur e mbaruar ditën me energji pozitive e elan për punë.

Së bashku mundemi, së bashku i ndreqim dhe i rregullojmë të gjitha.

Ju do të jeni në qendër të qeverisjes time. Ju do të bëheni pjesë e vendimarrjes. Unë nuk ua mbylli derën, nuk fyej as nuk injoroj. Unë do të ju vlerësoj e do t’bashkëpunoj me ju, me grupe interesi, shoqëri civile e iniciativa qytetare.

Prizreni është i të gjithëve!

Unë do të jem i hapur dhe i përkushtuar për secilën lagje e secilin fshat, për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, feje e orientimi politik.

Diversiteti dhe harmonia kulturore, e bënë Prizrenin qytetin më unik në Kosovë e më gjerë. Kjo është vlerë e jona kombëtare me të cilën mburremi e krenohemi.

Trashëgimia kulturore e historike dhe gjeografia e veçantë natyrore, do të jenë prioritet e mia për ta bërë Prizrenin qendër turistike më të vizituarën në rajon.

Prizreni meriton të qeveriset mirë.

Hajdeni të gjithë të bëhemi bashkë për ndryshim.

Ne, çdo ditë po rritemi.

Ne do të fitojmë.

Ne po rikthehemi.

Rikthimi i Lidhjes do të fillon nga qyteti i LIDHJES.

LDK160

PërPrizreninQëDuam

Të ngjashme