Anulohet konferenca Haradinaj-Mogherini-Hahn

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 12:57 | Nga

Në momentin e fundit, është anuluar konferenca për shtyp në selinë e BE-së në Bruksel, në të cilën parashihej të flisnin përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes, dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja Maja Kocijançiç ka thënë se konferenca është anuluar “për shkak të agjendës”, pavarësisht se konferenca ka qenë e paralajmëruar më parë.

Nuk dihet nëse situata e ndjeshme Kosovë–BE rreth demarkacionit është arsyeja e anulimit të konferencës.

Të ngjashme