Anulohet vendimi i ministrit Sveçla, rikthehet në punë Fadil Kodra

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Është anuluar vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, derisa është rikthyer në punë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra.

Sipas vendimit të Këshillit i Pavarur Mbikëkqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës obligohet që Fadil Kodra të rikthehet në detyrë.

Sipas kësaj obligohet ministri i Punëve të Brendshme, që në afat 15 ditësh ta kthejë ankuesin Fadil Kodra në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”. Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.

Fadil Kodra, është familjari i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

Të ngjashme